Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce, një ‘shuplakë’ për kritikët

April 06
10:36 2016

Beyonce, një ‘shuplakë’ për kritikët

 

Ju kujtohet kënga më e fundit nga Beyonce, “Formation”, e cila pati një impakt social të madh në SHBA?

Pas një shkëputje tre vjecare nga dhënia e intervistave, Bey i është rikthyer intervistave dhe tema e parë për të cilën ka folur është: “Formation”.

“Unë jam një artiste dhe besoj se arti më i fuqishëm keqkuptohet. Unë i admiroj policët  dhe familjet e tyre, të cilët sakrifikojnë veten për të na mbajtur të sigurtë ne. Por të jem e qartë: “Unë jam kundër brutalitetit dhe padrejtësisë së policisë.”, – është shprehur këngëtarja për revistën ELLE.

Ajo, gjithashtu është përgjigjur edhe për kritikat ndaj të qënurit “Black” (e zezë) në artin e saj. “Nëse dedikimi që i bëj unë rrënjëve dhe kulturës sime gjatë ‘Black History Month’ i bën disa të ndjehen jo rehat, kjo tregon që ato mendime dhe ndjenja kanë qenë përpara se unë të xhiroja videon dhe para se unë të ekzistoja.” – ka shtuar Beyonce duke e mbyllur ‘bisedën’ me një mesazh për të gjithë ata që kanë dyshuar tek puna e saj. “Jam krenare për c’ka kam krijuar dhe që jam pjesë e dickaje që po i shtyn gjërat në rrugën e duhur.”

Këngëtarja e “Hymn For The Weekend” është në kopertinën e mbi 45 botimeve të ndryshme në të gjithë botën të revistës ELLE për muajin Maj dhe në 27 Prill nis turneun e saj të shumëpritur “The Formation World Tour”.

 

 

Etiketimet
Shperndaje