Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce nis turin. Ja çfarë mesazhi i dha Jay Z-s në nisje të tij

April 28
12:21 2016

Beyonce ka nisur turin e saj “Formation”  me një dedikim për këngëtarin Prince dhe një mesazh domethënës për bashkëshortin e saj, Jay Z.

“Ia dedikoj këtë këngë bashkëshortit tim të bukur…”- ka qenë ky fillimi i mirë i një turi ndërkombëtar, ku këngëtarja ka performuar disa nga hitet e saj, përfshirë këtu edhe më të fundit nga “Lemonade”.

Mbrëmja ka përfunduar me një përshëndetje në emër të dashurisë me aureolën e saj, këngën “Halo”, të cilën ajo e shfrytëzoi si një mundësi për t’i shfaqur edhe një herë dashurinë bashkëshortit e për të hedhur poshtë thashethemet që qarkullojnë kohët e fundit. Pak para fillimit të interpretimit,  ajo është shprehur se këtë këngë ia dedikon burrit të saj të bukur: “Të dua kaq shumë”,- ka thënë këngëtarja.

Kjo ndodhi vetëm një javë pas publikimit të këngës “Lemonade”, në tekstin e së cilës ka fraza që i këndohen pabesisë, duke nxitur spekulimet se Jay Z mund të ketë tradhtuar Beyonce-n në të kaluarën. Në mënyrë të veçantë, kënga “Sorry”  përmban një varg “Becky me flokë të mirë”, për të cilin Rita Ora dhe Rachel Roy janë shprehur se nuk bëhet fjalë për to, ato nuk janë “Becky”.

Pjesë e performancës në tur ka qenë edhe kënga “Single Ladies”, ku këngëtarja ka ftuar në skenë dy fansa për të realizuar me të koreografinë, të cilën e dinin shumë mirë. Pas “Single Ladies”, stadiumi u errësua i gjithi, duke u ndriçuar në vjollcë vetëm në një pjesë të skenës shoqëruar nga tingujt e “Purple Rain”.  “Faleminderit Prince për muzikën e bukur!”- tha Bey e emocionuar.

Prince dhe Beyonce kanë performuar më parë së bashku në Grammys në vitin 2004 një nga hitet më të dëgjuara të këngëtares në atë kohë, “Crazy In Love”. Ka nisur kështu turi botëror i këngëtares së njohur, e cila do të udhëtojë në shumë vende dhe destinacioni më i afërt është Anglia. Ndiqni në vijim dy video nga performancat e turit.

Komento
Shperndaje