Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce në “konkurrencë” me… veten!

Beyonce në “konkurrencë” me… veten!
August 10
16:13 2016

Që Beyonce nuk njeh konkurrencë kur vjen puna në performanca “live”, kjo dihet, por këtë herë artistja ka treguar se nuk njeh konkurrencë as te shitjet.

Nuk bëhet fjalë për shitjet e albumeve, por në shitjen e biletave të koncerteve.

Kompania “LiveNation”, e cila administron turneun e këngëtares, ka publikuar listat e fitimeve dhe statistikat nga sezoni i dytë i “The Formation World Tour” dhe mund të themi se janë marramendëse.

Në vetëm 16 koncerte janë grumbulluar plot 87,063,484 $. 15 milion $ janë fituar vetëm në stadiumin e Wembley-t, 7,49 milionë $ nga Croke, Dublin dhe 6,2 milionë $ nga stadiumi Stade de France, Paris. Stadiumi me të ardhurat më të pakta, nëse mund të themi kështu, është ai i Letzigrund, në Zyrih, me 2,98 milionë $.

“LiveNation” shkon akoma më tej duke faktuar se të 16 koncertet kanë qenë totalisht të shitur dhe të gjithë bashkë numërojnë 867,025 ndjekës.

Kjo statistikë e kompanisë e ka renditur Beyonce-n në 12 pozicionet e para në Billboard Tour Charts dhe për momentin është në vendin e 8-të në listën e artistëve me shitjet më të mira të koncerteve në të gjitha kohërat.

Nëse do t’i shtojmë edhe të dhënat e sezonit të parë, atë amerikan, do të dalim në përfundimin se totali i “The Formation Tour” është 210 milionë $ dhe 1,839,744 ndjekës që nga muaji shkurt.

Turneu i fundit, “The Mrs Carter Show” fitoi 210 milionë $ në 135 koncerte, gjë që u arrit nga “Formation Tour” në 40 koncerte.

Besojmë se do të kemi akoma për të thënë për këtë gjë, pasi turneu akoma nuk ka mbaruar, pasi 6 koncertet e tjera fillojnë në shtator dhe shumë të tjera priten të bëhen të ditura nga momenti në moment.

 

Shperndaje