Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce në gjykatë për “Lemonade”

Beyonce në gjykatë për “Lemonade”
July 23
14:37 2016

Pak pas publikimit të “Lemonade”, ndaj Beyonce-s dhe grupit të saj u ngrit një padi gjyqësore nga një tjetër regjisor me arsyetimin se ata kishin kopjuar një produksion të këtij të fundit, “Palinoia”.

Por pas dy muaj heshtjeje, ekipi i Beyonce-s ka folur. Sipas tyre, “Palinoia” nuk ka asgjë të përbashkët me “Lemonade”, pasi kjo e fundit flet për një grua afro-amerikane e cila kalon nëpër fazat e dyshimit, mohimit, zemërimit dhe në fund të pajtimit të marrëdhënies së saj.

Kurse “Palinoia” flet për një burrë të bardhë, i cili është i stresuar në mes të një marrëdhënie të dështuar.

Këto dhe shumë argumente të tjera janë depozituar në gjykatën përkatëse, ku do të gjykohet çështja, gjykimi i së cilës nuk dihet se kur do të përfundojë.

Shperndaje