Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce në 50-vjetorin e CMA Awards – fansat kundërshtojnë, por ajo i hedh poshtë kritikat

Beyonce në 50-vjetorin e CMA Awards – fansat kundërshtojnë, por ajo i hedh poshtë kritikat
November 03
11:37 2016

Beyonce mund të quhet pa frikë një nga këngëtaret më të suksesshme në botë. Megjithatë, ditën e mërkurë shumë ndjekës kanë shpërthyer në komente negative në lidhje me pjesëmarrjen e saj në 50-vjetorin e CMA Awards.

“Ajo nuk është një këngëtare “country”. Nuk e meriton të jetë atje”,- kanë qenë disa nga reagimet e fansave në rrjete sociale. Megjithatë, medalja është kthyer në anën tjetër në momentin që Beyonce është ngjitur në skenë për të performuar. Të gjithë ata që po e ndiqnin “live” në Nashville, Tennessee, u dhanë fund kritikave dhe ndoqën perfomancën e këngëtares, e cila interpretoi disa nga hitet e saj më të suksesshme, si “Daddy Lessons” dhe “Lemonade”. Ajo u ngjit në skenë krah grupit të njohur të muzikës “country”, The Dixie Chicks./Blitz.al/

Komento
Shperndaje