Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce na prezanton me parkun e IVY-t

Beyonce na prezanton me parkun e IVY-t
March 31
16:14 2016

TopShop njoftoi në muajin shkurt se po bashkëpunonte me Beyonce për fushatën e radhës të veshjeve të tyre, por data apo ndonjë e dhënë tjetër mbi këtë fushatë ishin mbajtur të fshehta.

Pak minuta më parë, Beyonce publikoi disa foto me veshjet e saj në bashkëpunim me TopShop, në kuadër të fushatës së quajtur IVY PARK. Fotot janë të shoqëruara edhe me një dokumentar të shkurtër, ku Bey jep mesazhin, për të cilin kjo fushatë është ndërmarrë dhe na prezanton me “parkun” e IVY-t. Artistja nuk është vetëm në dokumentar, pasi bashkë me të shfaqen edhe kërcimtarët që do ta shoqërojnë në “Formation World Tour”.

Mesazhi i kësaj fushate u drejtohet të gjitha grave dhe vajzave për të qenë të pavarura, perfekte, të pamposhtura dhe origjinale. Përveç mesazhit, bie në sy trupi në formë i këngëtares 34-vjeçare, që tregon se nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë se ajo për këtë fushatë.

Beyonce po bëhet gati të nisë turin e saj botëror, ndërkohë  që pritja për një album të ri ka mbërthyer fansat dhe median në mbarë botën. Veshjet e IVY-t do të jenë në dyqanet TopShop më 14 prill të këtij viti.

 

Etiketimet
Shperndaje