Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce-n tashmë do ta shohim edhe si gazetare?!

January 11
19:57 2017

beyonce-and-solange-knowles-2014-coachella-22

 

Nëse menduat se Beyonce mund të bënte gjithçka keni pasur të drejtë! Nga këngëtare, aktore, muzikante, producente, fashion-designer-e regjisore etj., artisten e njohur tashmë do ta shohim edhe si gazetare.

Bey ka realizuar së fundmi një intervistë me motrën e saj, Solange, për revistën “Interview”.

Mes shfaqjes së një dashurie për “The Real Housewives of Atlanta” dhe rikthimit në fëmijërinë e tyre në Houston, Sol dhe Bey diskutuan edhe për procesin krijues, të qenit grua dhe familjet e tyre, të cilat kanë frymëzuar albumin e ri të Solange, “A Seat at the Table”, ku ajo përdori edhe audio nga regjistrimet kur ishte e vogël si hyrje në këngë.

“Me aq sa mbaj mend, mamaja jonë na mësoi si të kontrollojmë zërin, trupin dhe punën tonë. Për këtë ajo na dha një shembull të vërtetë – veten”, – thotë Solange për sa i përket frymëzimit të saj.

Nga ana tjetër, kemi parë edhe një Beyonce, e cila di të formulojë pyetje të goditura dhe domethënëse.

Intervistën e plotë e gjeni këtu: http://www.interviewmagazine.com/music/solange/#_

Komento
Shperndaje