Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce “mbledh” VIP-at në një stadium

May 16
18:57 2016

Beyonce do të performojë në qytetin ku jetoni dhe vendosni të mos merrni pjesë? E pamundur!

Pikërisht këtë gjë paskan menduar edhe disa prej VIP-ave më në zë, si Ashley Tisdale, Ashton Kutcher, Big Sean, Bradley Cooper, Halle Berry, Demi Lovato, Kelly Rowland, Khloe  dhe Kourtney Kardashian, Mila Kuins, Vanesa Hudgens, Ne-Yo, P!nk, Tyga, Wiz Khalifa, Shonda Rhimes e shumë të tjerë.

Personazhet e lartpërmendur bashkë me 57  personazhe të tjerë ndoqën mbrëmjen e kaluar koncertin e artistes në stadiumin Rose Bowl të Pasadena-s, Kaliforni.

Në një show prej më shumë se 2 orësh, Queen B u serviri fansave të saj, ku bëjnë pjesë edhe këta VIP-a, këngë si “Run The World”, “Freedom”, “Sorry”, “Formation”, “Crazy in Love”, “Daddy’s Lessions”, “Baby Boy”, “Diva” etj., të shoqëruara me efekte piroteknike, ujë, erë dhe gjithçka që duhet për ta kthyer atë natë në natën më të paharruar të jetës.

Sigurisht, nuk munguan edhe postimet e personazheve në fjalë, të cilët shprehën atë që përjetuan natën e kaluar në rrjetet sociale.

Koncerti në Pasadena hyri në histori si koncerti i vetëm i stadiumit i “udhëhequr” nga një artiste e vetme, përballë 92,000 personave. “The Formation World Tour” është në fund të serisë amerikane të koncerteve dhe pas pak kohësh starton serinë europiane, ku destinacioni më i afërt për ne është Milano. I keni gati biletat?

 

@beyonce #beyond #whosbecky

A video posted by J E N N I F E R M E Y E R (@jenmeyerjewelry) on

Queen b. 🍋🍋🍋🍋🍋💯🔮

A video posted by Vanessa Hudgens (@vanessahudgens) on

👑🐝🍋✨

A video posted by Minka Kelly (@minkak) on

Joyous #LEMONADE hangover ❤️🍋❤️🍋❤️🍋

A photo posted by Kerry Washington (@kerrywashington) on

Drank the lemonade. #Beyonce

A photo posted by Shonda Rhimes (@shondarhimes) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje