Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce, koncert falas në mbështetje të…

Beyonce, koncert falas në mbështetje të…
November 04
20:13 2016

E dini që Beyonce ka më shumë ndikim se gjysma e politikanëve amerikanë të marrë së bashku?

Një thirrje e bërë nga artistja në eventin Tidal X: 10/20 dhe postimi në Instagram ku u bënte thirrje të gjithë mbështetësve të saj të shkonin në votime ka bërë që numri i amerikanëve që firmosin për të votuar të martën e ardhshme të rritet.

Këtë herë, Queen B ka vendosur të performojë bashkë me bashkëshortin e saj, Jay Z, në një koncert mbështetës për Hillary Clinton në Ohio. Koncerti është falas dhe do të ngjisë në skenë, përveç çiftit Carter-Knowles, edhe emra si Katy Perry dhe John Legend.

Domethënë, Hillary e paska të sigurt postin e presidentit sepse “The Beyhive” e ndjekin Beyonce-n në çdo thirrje të saj…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje