Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce ju “qeras” me një limonadë

Beyonce ju “qeras” me një limonadë
April 17
10:23 2016

Prej më shumë se një muaji, grupi i fansave të Beyonce-s, të quajtur Beyhive, kanë qenë në pritje të këngëve të reja nga artistja. Dhe pritjes mesa duket i ka ardhur fundi.

Këngëtarja e “Formation” ka publikuar në web-in e saj dhe në rrjetet sociale një “teaser” të këngës së saj më të re, të titulluar “Limonade”.

Kënga do të jetë premierë e kanalit HBO më 23 prill të këtij viti dhe ndoshta do të jetë  e mundur për t’u blerë në ITunes dhe dyqane të tjera online.

“Lemonade” vjen pas lançimit të linjës së rrobave sportive “IVY PARK” dhe do të publikohet vetëm  4 ditë para nisjes së turit “The Formation World Tour”.

Ajo që na bën përshtypje është fakti që “Limonade” ishte në të ashtuquajturën listë e këngëve të albumit të gjashtë të Beyonce. Dhe nëse kjo listë rezulton e vërtetë, atëherë shumë shpejt do të mund të kemi bashkëpunimin e Beyonce-s me Adele. Duhet vetëm të presim!

 

Komento