Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce “fut” në burg të sëmurin

May 14
12:26 2016

Po sikur të këndonit një këngë në publik dhe papritur policia t’ju arrestonte?

Kjo ka ndodhur në Atlanta, SHBA, në qendrën tregtare “Lenox Mall”, ku një burrë i paidentifikuar ende është arrestuar nga forcat e rendit pasi po këndonte në publik disa rreshta nga kënga e Beyonce-s, “Formation”.

“When he f*ck me good I take his ass to Red Lobster”, dallohet duke kënduar në video personi në fjalë teksa policët po i vendosnin prangat.

Sipas policëve, personi që po këndonte ishte një i sëmurë psikik dhe për të parandaluar diçka më të rëndë, ishin detyruar ta prangosnin. Ai është liruar nga policia, por me kushtin që të mos kthehej më në atë qendër tregtare.

Kjo nuk është tepër e çuditshme, pasi forcat dhe departamentet e policisë amerikane janë shprehur kundër “Formation”, pasi, sipas tyre, kënga përmban mesazhe kundër forcave të rendit. Pavarësisht se Queen B e ka mohuar këtë gjë, policia amerikane përsëri ka vazhduar me deklaratat e saj kundër këngëtares.

Aktualisht, Bey është në turneun e saj “The Formation World Tour” dhe “Lemonade”, albumi i saj i fundit, është në krye të top listave të klasifikimeve botërore e amerikane.

 

Shperndaje