Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce fiton përsëri… gjyqin!

Beyonce fiton përsëri… gjyqin!
September 02
16:49 2016

Është bërë e zakonshme tashmë që Beyonce të përfundojë në gjyq sa herë publikon projekte të reja muzikore.

Së fundmi, ajo ishte paditur në qershor nga një regjisor i pavarur, i quajtur Matthew Fulks, i cili akuzonte artisten për vjedhjen e 9 skenave të “Lemonade” dhe trailer-it nga filmi i tij i shkurtër, “Palinoia”.

Ditën e djeshme, gjykata e New York-ut ka dhënë vendimin përfundimtar lidhur me këtë çështje, duke hedhur poshtë pretendimet e regjisorit me arsyetimin se ato elemente – si grafiti në garazh, personat me kokë poshtë etj. – nuk janë kopjim sepse nuk janë pronë intelektuale e personit në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë që Beyonce ka përfunduar në bankën e të akuzuarës, pasi në 2013-n u akuzua për vjedhjen e “Drunk in Love” dhe “XO” dhe në 2014-n u akuzua nga një grua që pretendonte të ishte e ëma e Blue Ivy-t. Te të gjitha çështjet, Bey ka dalë fitimtare. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje