Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce dhe Rihanna paskan bërë një këngë së bashku dhe askush nuk di gjë për këtë!

Beyonce dhe Rihanna paskan bërë një këngë së bashku dhe askush nuk di gjë për këtë!
January 18
10:18 2018

 

Ato të dyja janë aktualisht dy nga emrat më të rëndësishëm në Hollywood dhe në botën e artit e muzikës.

Të dyja janë shitëset më të mëdhaja të këngëve dhe albumeve, linjave të rrobave, bizhuterive, parfumeve dhe njëkohësisht, dy nga personazhet më influentë.

Pra, po flasim për askënd tjetër përveç Beyonce dhe Rihanna-s!

Shpesh herë janë vënë përballë njëra tjetrës së cila është më e mirë se tjetra, por sërish, asgjë nuk i ka prishur marrëdhëniet e tyre.

Ama, kurrë nuk kemi pasur një bashkëpunim mes tyre dhe koha për të pasur nëj të tillë duket se ka ardhur.

Në faqen zyrtare të ASCAP, kompania ku regjistrohen këngët e të gjithë artistëve në SHBA, është shfaqur një projekt i dy artisteve, i titulluar “Love On Top”.

Asgjë nuk është konfirmuar nga label-at e Bey dhe Riri, por kaq ka mjaftuar që fansat e të dyjave të “çmenden” vetëm nga fakti që një bashkëpunim i tillë ekziston.

Epo, lë të kryqëzojmë gishtat! /Blitz.al/

Shperndaje