Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce dhe Kendrick Lamar, “zota antikë” në skenën e BET Awards

June 27
09:21 2016

 

...

Picture 1 of 10

 

“Zjarr, ujë, rep, vokal, koreografi dhe revolucion”, – kështu është quajtur performanca e Beyonce-s dhe Kendrick Lamar, të cilët hapën mbrëmjen e ndarjes së çmimeve BET Awards 2016.

Pak javë më parë u përfol për një ftohje marrëdhëniesh mes artistes dhe BET, por mesa duket çdo gjë tanimë është sheshuar.

Fillimisht, në skenë janë ngjitur kërcimtaret e “The Formation World Tour” nën tingujt e fjalimit të Martin Luther King, “I Have A Dream”, më pas doli Queen B, në një skenë të mbushur me ujë për të performuar një nga këngët më të bukura të “Lemonade”, “Freedom”.

Atëherë kur menduam se (më në fund) performanca “e  zjarrtë” mbaroi, Kendrick Lamar del nga “nënskena” dhe dhuron  një performancë të arrirë, për t’iu bashkangjitur më pas Bey-t, duke e mbyllur performancën e tyre në mënyrën më magjike të mundshme.

“Freedom” është një këngë që proteston për të drejtat e shkelura të njerëzve me ngjyrë, me një tekst goditës dhe një muzikë që duket si gati për marshim. Ne u bëmë pjesë e këtij marshi, pasi pamë performancën dhe po jua  tregojmë edhe juve pasi mund të quhet me bindje si një nga performancat më të jashtëzakonshme që mund të keni parë.

Prandaj dhe atë e quajmë “Queen B”!

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje