Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Beyonce dhe Jay Z, çifti i famshëm më i pasur në planet

Beyonce dhe Jay Z, çifti i famshëm më i pasur në planet
July 12
15:35 2016

“Forbes” ka shpërndarë ditën e djeshme listën me 100 personazhet më të pasur të planetit (shiko këtu). Jo vetëm kaq, por revista ka shpallur edhe çiftin më të pasur të Hollivudit.

Sipas përllogaritjeve të saj, “Forbes” rendit në krye të listës, Beyonce-n dhe Jay Z-në, të cilët kanë në llogaritë e tyre mbi 107,5 milionë $.

Edhe pse Jay Z nuk ka shkuar në turne apo nuk ka publikuar ndonjë album, ai përsëri ia ka arritur të mbushë xhepat, pasi është pronari i shampanjës Armand de Brignac, konjakut D’Usse dhe kompanisë Roc Nation.

Kurse Beyonce ka korrur goxha sukses me shitjet e “Lemonade” dhe me “The Formation World Tour”, ku ka fituar rreth 100 milionë $ nga shitjet e biletave.

Kjo nuk është hera e parë që çifti renditet në krye të kësaj liste pasi edhe vitet e kaluara ishte po ky çift që kryesonte.

Epo, thashethemet për ndarje nuk rezultojnë gjithmonë negative.

Shperndaje