Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Beyonce dhe Blue Ivy marrin të gjithë vëmendjen në premierën e “Mbretit Luan”

Beyonce dhe Blue Ivy marrin të gjithë vëmendjen në premierën e “Mbretit Luan”
July 10
09:40 2019

Siç mund ta dini tanimë, Beyonce është një prej pjestareve të cast-it të filmit më të pritur të kësaj vere, ribërjes së një prej ikonave të Disney “Mreti Luan”.

Pikërisht në premierën e filmit mbrëmjen e djeshme, Beyonce u shfaq së bashku me vajzën e saj, Blue Ivy, dhe të thuash që vodhën vëmendjen e të gjithëve është pak. Artistja, e cila në këtë projekt i është besuar zëri i personazhit Nala, në fakt nuk pritej që të merrte pjesë në premierë sepse kush është fans i saj, e di sa të rralla i ka Beyonce prezencat në evente të tilla. Megjithatë, ajo zgjodhi që të shkonte së bashku me vajzën, e cila dueht të jetë shumë e emocionuar që mamaja e saj është pjesë e “mbretit Luan” dhe ishin kombinuar të dyja me këto veshje:

Si Blue Ivy, ashtu dhe Beyonce ishin veshur nga Alexander McQueen, me fustanet në formë kostumi (tuxedo), madje pjesën e poshtme të veshjes e kishin njësoj, me pafund aksesorë diamanti nga koka tek këmbët, bizhuteri dhe flokët të kapura gati në mënyrë identike. Pra me plot kuptimin e fjalës, “matchy-matchy”.

Beyonce-s në këtë premierë ju bashkuan dhe dy mikesha shumë të dashura, ish-pjestaret e grupit “Destinys Child”, Michelel Willimas dhe Kelly Rowland.

Premiera e “Lion King”, jo ajo që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Hollywood, por ajo për publikun në kinema, pritet që ti kalojë në mënyrë të konsiderueshme të ardhurat që solli “Aladdin” më herët këtë vit. Disney kohë pas kohe, që nga vjeshta e kaluar ka postuar copëza nga filmi, që përveç Beyonces do të ketë zërin e aktorëve si Donald Glover, Seth Rogen, Billy Eichner, John Oliver dhe legjendës James Earl Jones.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on

Dhe një detaj tjetër, si surprizë për fansat e saj dhe të filmit, Beyonce nxorri ditën e djeshme këngën “Spirit”, pjesë e albumit të “Lion King”, që do të përmbajë dhe këngën ikonë “Can u feel the love tonight” dhe shumë të tjera.”. Premira e filmit do të jetë në datën 19 korrik.

/Blitz.al/

Share