Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Besojmë se kjo që Chrissy Teigen tha për babain e Meghan Markle do ta mbyllë përfundimisht dramën mbretërore

Besojmë se kjo që Chrissy Teigen tha për babain e Meghan Markle do ta mbyllë përfundimisht dramën mbretërore
July 30
13:05 2018

Për arsye që duket se nuk do të kuptohen kurrë, babai i Meghan Markle del për çdo ditë në media duke u ankuar se si vajza e tij, tashmë zyrtarisht pjesë e familjes mbretërore britanike, nuk preferon t’i flasë dhe i mban inat. Kjo sigurisht, e ka bërë Meghan të acarohet edhe më tepër me të.

Të gjithë kanë pasur së fundmi një koment për Thomas, babain e Meghan dhe duket se kapakun e vuri modelja e njëkohësisht blogerja e njohur Chrissy Teigen.

Në një status në Tëitter, Chrissy shkruan: “Ky burrë, ky burrë ta shpif! Çfarë nuk shkon me të? Lërë vajzën tënde të jetë e lumtur të lutem, kjo gjë që po bën është kaq e turpshme!” – ka përfunduar ajo dhe duket se shumica e komentuesve kanë qenë dakord me mendimin e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje