Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Besojeni ose jo: Evi Reçi bëhet pjesë e kinematografisë italiane!

Besojeni ose jo: Evi Reçi bëhet pjesë e kinematografisë italiane!
September 18
16:24 2019

Evi Reç është ndër personazhet që e kemi parë të pêrfshihet në fusha të tjera përveç muzikës. Publiku shqiptar e njohu fillimisht si këngëtare, më vonë si gazetare pas eksperiencës së saj në Itali dhe tashmë si moderatore në programin e pasdites në Vizion Plus. Evi le të themi se pëlqen të përfshihet në televizion sigurisht duke mos lënë pas as muzikën.

Sot ajo ka qenë e ftuar në programin “Rreze Dielli” ku ka zbuluar se shumë shpejt atë do e shohim në rolin e aktores në një produksion kinematografik italian.

“Më është propozuar si film nga një producent në Firence. Është produksion Italian. Nuk është I pari, do të vijojë dhe një I dytë. Personazhi që do luaj mund të jetë edhe shqiptar, ende nuk është vendosur.”- ka treguar Evi për Suada Dacin dhe Alban Musën. 

Duket se largimi nga Italia ka qenë i përkohshëm dhe synimet e Evit janë t’ja dalë edhe në botën e kinematografisë. /Blitz.al/

Share