Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Besmir Bitraku: Me Arnitën jemi shokë! Edhe mes shokësh ka kimi…

(Intervistë) Besmir Bitraku: Me Arnitën jemi shokë! Edhe mes shokësh ka kimi…
October 09
14:50 2016

Besmir Bitraku është një nga personazhet që prej javësh e shohim në Tv Klan si një nga konkurrentët e spektaklit të vallëzimit “Dance With Me”. Për publikun ai është një nga aktorët më të njohur të teatrit, të cilin e shohim shpesh të luajë në role të ndryshme.  Besi vjen për herë të parë në një sfidë vallëzimi si një eksperiencë e re dhe sfidë me të cilën ai po përballet.  Javën që lamë pas, Besmir Bitraku dhe Arnita Beqiraj u shpallën fituesit e mbrëmjes. Në një intervistë për Blitz.al aktori ka treguar diçka më shumë nga eksperienca në “Dance With Me” dhe projektet mbi të cilat është duke punuar.

1.Kupën e parë që fituat si çift e more ti apo ia dhe Arnitës?
-Sigurisht që ia dhashë Arnitës (qesh).
2. Sa mirë kërcen Besi nga 1-10?
-Mesatare 7, për kërcime të ndryshme shkoj edhe më pak, edhe më shumë.
3. Tango, vals apo napolon?
-Tango…
4. Përveç “Dance With Me” aktualisht ku mund ta ndjekim Besin?
-Përveç spektaklit “Dance With Me” aktualisht po luaj në Teatrin Kombëtar në shfaqjen “Sonte do të luajmë pa tekst”. Ndërkohë jam duke punuar gjithashtu për premierën e re në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, “Askushi”.
5. Duket se mes teje dhe Arnitës ka një kimi sa herë që kërceni bashkë. Është një kimi skenike apo…?
-Me Arnitën jemi shokë të mirë dhe shkojmë mirë, vetëm kaq! Shokët kanë kimi (qesh).
6. Pjesa më e madhe e kastit të artistëve gjatë spektaklit shohim që debatojnë shpesh me tone të ashpra me Robert Aliajn. Ti si i konsideron marrëdhëniet e tua me Bertin?
-Berti është një njeri që thotë mendimin e tij pavarësisht rrethanave, për këtë e vlerësoj. Ai e ekzagjeron me kast me raste (qesh).
7. Cilin nga çiftet e “Dance With Me” shihni si rivalë?
-Të gjithë çiftet kanë potencial dhe nën kujdesin e atij stafi gjithkush në fund mund të dalë fitues./Blitz.al/

Komento
Shperndaje