Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Besi, Erioni dhe Olsi një treshe e pandashme, por cilin prej tyre Olsi e do pak më shumë?

Besi, Erioni dhe Olsi një treshe e pandashme, por cilin prej tyre Olsi e do pak më shumë?
February 09
11:51 2019

Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsy Bylyku janë bërë një treshe e pandashme, të cilët i shohim çdo të dielë në rubrikën “BE Coffee” tek “E diela shqiptare”, por veç kësaj edhe jashtë kamerave janë miq të mirë.

I ftuar në emisionin “Talk Talk”, Olsi është pyetur se me cilin prej tyre ka një marrëdhënie më të ngushtë, që e konsideron më shumë mik. Pyetje e cila ka vënë në vështirësi Olsin ka qenë pikërisht “kë do më shumë Besin apo Erionin”. Aktori ka treguar se me Besin ka një lidhje më të ngushtë port ë dy i do njëlloj.

“Ua ç’më bëre. Për Zotin të dy. Sigurisht që unë me Besin, e kemi pasur lidhjen shumë më të ngushtë që nga fillimi, por marrëdhënia e punës u krijua dhe ne jemi të tre aty. Ne e kemi bërë këtë punë pa interesa, por duke e parë sesa duhemi ne të tre. Nuk mund t’i ndaj, i dua shumë të dy”.- ka thënë ai./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje