Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Besa: Sa më shumë dashuri e dhembshuri për njerëzit, kafshët dhe bimët!

Besa: Sa më shumë dashuri e dhembshuri për njerëzit, kafshët dhe bimët!
September 20
13:40 2016

Policia e Shtetit ka bërë një gjest shumë human mbrëmjen e djeshme. Dy policë kanë shpëtuar jetën e një maceje, e cila kishte ngelur poshtë makinës. Disa njerëz janë gëzuar për këtë gjest, disa të tjerë e kanë komentuar gjatë.

Për këtë  ka reaguar menjëherë edhe Besa.  Këngëtarja ka mace në shtëpi dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet që flet me dhembshuri për këtë gjest.  Madje ajo ka postuar në Instagram videon që ka publikuar ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe i ka bashkangjitur një shkrim në të cilin përgëzon policinë.

“Atyre që u duket kjo si dhembshuri e tepruar ndaj kafshëve, nuk kanë dhembshuri as për njerëzit! Nuk është e nevojshme të kesh dakordësi me çdo veprim të policisë në çdo kohë, ama ky është një gjest i mrekullueshëm dhe i përgëzoj nga zemra të gjithë ata që kanë marrë pjesë! Sa më shumë dashuri e dhembshuri për njerëzit, kafshët dhe bimët!”- shkruan këngëtarja./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje