Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Besa Kokëdhima: Ndaloni makabritetin dhe barbarinë!

Besa Kokëdhima: Ndaloni makabritetin dhe barbarinë!
September 21
23:00 2016

Kohët e fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të ndryshme ku njerëzit torturojnë kafshët. Ndërsa ditën e djeshme u komentua gjatë gjesti i dy policëve të cilët shpëtuan jetën e një maceje dhe videoja e tyre u bë virale. Këto video kanë prekur shumë personazhe publike dhe njerëz të tjerë, të cilët  kanë kërkuar që të vendoset dënimi për të gjithë ata që dhunojnë kafshët.

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka ndërmarrë një nismë lidhur me këtë çështje. Ajo ka krijuar një peticion për t’u bashkuar të gjithë dhe për t’u bërë thirrje politikanëve që të vendosin dënimin për këta njerëz barbarë.

Në peticionin “Të miratohet ligji për dënimin e atyre që dhunojnë kafshët”,  Besa shkruan:

“Ne, të nënshkruarit, u kërkojmë deputetëve të parlamentit shqiptar të miratojnë sa më parë projektligjin e propozuar për të dënuar ata që dhunojnë, keqtrajtojnë apo vrasin kafshët! Koha është TANI!
Ndaloni makabritetin dhe barbarinë!”

Le të bashkohemi të gjithë dhe t’u kërkojmë politikanëve që të ndërgjegjësohen, të vendosin atë që është e drejtë dhe  të gjithë ata që dhunojnë kafshët të marrin dënimin e merituar./Blitz.al/

Për t’u bërë pjesë e këtij peticioni klikoni në linkun më poshtë:

https://www.gopetition.com/petitions/te-miratohet-ligji-p%C3%ABr-d%C3%ABnimin-e-atyre-q%C3%AB-dhunojn%C3%AB-kafsh%C3%ABt.html

Komento
Shperndaje