Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Besa Kokëdhima: Dhunën e gjejmë kudo, përtej episodeve të raportuara në media

Besa Kokëdhima: Dhunën e gjejmë kudo, përtej episodeve të raportuara në media
June 26
18:31 2016

E nxitur nga rastet më të fundit të dhunës të raportuara gjatë këtyre ditëve në media, këngëtarja Besa Kokëdhima kërkon të ndërgjegjësohemi dhe reagojmë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ajo shprehet se dhuna nuk është veç ajo që raportohet në media, por gjendet kudo, në çdo instancë të shoqërisë tonë.

Sipas saj, nevojitet më tepër bashkëpunim për të luftuar dhunën, nevojitet kulturë, arsim, monitorim, standarde, dashuri, dhembshuri, mbështetje.

Shkrimi i plotë:

Jeta vlen më shumë se kaq!

Pa dashur të rikthej shijen e hidhur të dëshmisë së keqtrajtimit të fëmijës në kopësht, deshiroj të kthej pak vëmendjen në fenomenin e gjerë të dhunës që është pjesë e çdo instance të shoqërisë tonë.

Dhuna nuk është vetëm episode të shkëputura të raportuara nga mediat nga të panjohur “famëkeq” (rasti i kopështit) apo keqtrajtimi i fëmijëve në shtëpinë e fëmijës në Shkodër! (ndaj të cilit duhet të kishte të njëjtin reagim e stuhi mediatike e sociale, pavaresisht se ndoshta prindërit relatohen me lehtë me rastin e dytë si makthin e tyre për femijët e familjet e tyre!)

Dhuna në shoqërinë tonë është në shkolla, institucione arsimore, kopështe, rrugë, në lagje, apo për disa edhe në shtëpitë e tyre. Dhuna; mjeti i atyre të cilëve u mungon forca e argumentit, kultura, asistenca psikologjike e mjekësore, kushtet ekonomike apo virtytet njerëzore si dhimbsuria e dashuria.

Dhuna fizike apo verbale në këtë vend, është një fenomen i cili nis e përfundon në çdo instancë.

Sa nga institucionet tona janë tëe pajisura me vlerësime psikologjike të mësuesve, edukatoreve, dhe të studentëve apo të miturve, apo qoftë edhe të shërbyesve publik të cilët potencialisht mund të shfrytëzojnë pozitën për të shpalosur dhunë (në kuptimin e gjerë të fjalës), ndaj më të dobtëve apo të pambrojturve?

Sa ‘bulling’ ka në shkollat tona qoftë nga studentët ndaj njëri tjetrit? Kush i monitoron e vlerëson këto fenomene të cilat formeësojnë karakterialisht të ardhmen e vendit?

A ka dhunë në familje? A asistohen prindërit? Sa ndihmesë psikologjike u jepet atyre të cilët vuajnë apo kanë vuajtur nga dhuna? A njihni ju dikë që dhunohet? A jeni përpjekur ta ndihmoni apo raportoni?

Sa të dhimbsur jemi në ndaj jetës? Njeriut? Kafshëve? Bimësisë? Ndaj gjithçkaje të gjallë? Sa u mësojmë ne fëmijëve respektin për jetën e kujtdo?

Pse vlen kaq pak jeta në këtë vend?!

Dhuna nuk goditet e shërohet me 1 apo 2 episode ku shperthejmë të kanalizojme urrejtjen ndaj një individi. Dhuna luftohet me kulturë, arsimim, monitorim, standarte, dashuri, dhimbsuri, nivel të përmirësuar jetese, ndihmë, asistim, mbështetje!

Jeta vlen më shumë se kaq!

Përzemërsisht, B

 

Komento
Shperndaje