Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bes Kallaku: M’u bë çuni i Shyhretes si burri i nënës!

Bes Kallaku: M’u bë çuni i Shyhretes si burri i nënës!
October 07
22:47 2016

Lajmet që kanë bërë bujë ditët e fundit kanë qenë padyshim ato të dasmës së (djalit të) këngëtares popullore, Shyhrete Behluli.

Mjafton një klikim në Google dhe më shumë 5 faqe do t’ju shfaqen me lajme për këtë dasmë, e cila mund të themi se është një nga dasmat më të përfolura të showbizz-it shqiptar. Mjaftonte një foto apo një video nga kjo dasmë që të shkruhej një lajm për ceremoninë. Kjo gjë vazhdoi për ditë të tëra saqë u kthye në diçka qesharake.

Pak minuta më parë, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku ka shpërndarë në Instagram një foto ku shkruan me humor: “Kam një javë rresht që m’u ka bërë djali i Shyhretes si burri i nënës!”

Të themi të drejtën, na duhet të pranojmë se këtu të gjithë bashkohemi me Besin! /Blitz.al/

A photo posted by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Shperndaje