Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bes Kallaku mesa duket ka marrë gjithë personazhet e showbizit shqiptar tek filmi i tij “Falco”

Bes Kallaku mesa duket ka marrë gjithë personazhet e showbizit shqiptar tek filmi i tij “Falco”
July 12
12:32 2019

Më shumë se një muaj më parë, Bes Kallaku njoftoi me anë të këtij postimi në Instagram se së shpejti do të publikohej filmi i tij të parë, për të cilin kishte mbi dy vite që punonte:

Ndërkohë 5 ditë më parë, me anë të një tjetër postimi në këtë rrjet social, aktori humorit publikoi pamje nga dita e parë e xhirmieve, ku përveç atij në set mund të shihet Olsi Bylyku, që mesa duket është kudo që është Besi, Arben Derhemi, Rashel Kolaneci dhe regjizori Eduart Grishaj. Madje ata e kanë marrë aq seriozisht emrin e filmit “Falco”, sa kanë marrë një skifter të vërtetë në sheshxhirim:

Ndërkohë kanë qarkulluar fjalë në mediat rozë se pjesmarrës në skenat e filmit mund të jenë dhe Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca, e cila pas moderimit dhe këngës, mesa duket ka dëshirë ti futet dhe aktrimit. Ndërkohë Blendi nuk e ka eksperiencën e parë sepse bën “Opinion”-in çdo darkë.

Besi, që ka dhe rolin e producentit në këtë film pasi është pikërisht kompania e tij ajo që do ta realizojë, do të përpiqet që të mbledhë rreth vetes personazhet më të njohur të showbizit shqiptar, në mënyrë që “Falco” të ketë sukses pa dalë ende në kinema. Përveç atyre që përmendëm më lart, pjesë e tij do të jenë dhe Sara Kolami, e cila ka publikuar këtë foto sot në Instagram, me shkrimin: “Cila është mënyra më e mirë për të shkuar në një funeral?”

Pranë saj pozojnë dhe Bleona Qereti dhe modelja amerikane e fitness-it Nadge Djebayi. Edhe për vajzat kjo ka qenë dita e parë e xhirmit, çka do të thotë se me gjasë ato do të kenë më shumë se vetëm një skenë në film.

Tani na mbetet të presim se cili do të jetë VIP-i i rradhës që do ti besohet një rol në “Falco”, seç kam një parandjenjë për Capital T-në. /Blitz.al/

Share