Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bes Kallaku – Manjola Nallbanit: “Zyshë, s’kam ndjekur orët e kantos, ndaj përfundova duke kënduar me Ratin”

September 28
10:52 2016

Aktori i humorit Bes Kallaku, herë pas here provon edhe të këndojë. Në fakt, ndjekësit e artit të tij e preferojnë Besin si aktor, ashtu edhe si këngëtar, pasi ky i fundit i ndërthur të dyja vazhdimisht.

Mirëpo, vetëm para pak minutash Besi ka ndarë me miqtë e tij në Instagram një fotografi ku ai shfaqet pranë këngëtares Manjola Nallbani. Siç thotë vetë Besi, Nallbani ka qenë një prej zyshave të tij në Akademinë e Arteve.

Me humorin që e karakterizon, Besi është shprehur: “Zysha e kantos në Akademi, Manjolla Nallbani. Nuk kam qenë shumë i vëmendshëm në orën e kantos, ndaj përfundova duke kënduar me Ratin”, – ka shkruar ai, ndërkohë që si gjithmonë ndjekësit qeshin pa masë me çfarë ai vendos të postojë. /Blitz.al/

Bes Kallaku - Instagram

Komento
Shperndaje