Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bes Kallaku i “shpall luftë” Lorik Canës dhe Alban Hoxhës pak ditë para dasmës

Bes Kallaku i “shpall luftë” Lorik Canës dhe Alban Hoxhës pak ditë para dasmës
August 21
09:30 2017

Vetëm pak ditë na ndajnë nga dasma kaq shumë e përfolur e Bes Kallakut dhe këngëtares së mirënjohur Xhensila Myrtezaj. Deri tani kemi mësuar të ftuarit e parë, kush do ta hapë dasmën e një sërë detajesh të tjera.

Me shumë mundësi, ashtu si çdo nuse, Xhensila është në një tension të madh për sa i përket ceremonisë, por s’mund të themi të njëjtën gjë për Besin…

Ai ka zgjedhur që të dielën në darkë të mos e kalojë duke menduar edhe detajet më të vogla të ceremonisë, por të luajë me “çunat” futboll, bashkë edhe me Lorik Canën. Ai ka shpërndarë në Instagram një foto ku shfaqet me disa djem në fushën e gjelbër dhe i ka shpallur “luftë” zyrtarisht ish-kapitenit të Kombëtares Cana dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha.

“Ma bëj hallall Lorik Cana, por të duhet një ekip më  i fortë”,- shkruan Besi në foto. Ndërkohë, në seksionin e komenteve, aktori ka përmendur edhe Alban Hoxhën duke shkruar:

“Bëj gati ekipin dhe hajde të provosh shijen e humbjes së parë”.

Nga ana tjetër, Cana i është përgjigjur:

“Unë u kënaqa shumë dhe ekipi im pret ndeshjen e kthimit. Kujdes rrofeshatat se po u vrave na mbyt Xhensila”.

Aman, mos luani më deri më 10 shtator se kemi hallet e dasmës. Nuk na duhet një dhëndër me paterica! /Blitz.al/

Shperndaje