Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj udhëtojnë drejt Kanadasë për të parë një ndeshje “kick box”-i dhe kjo e ka një shpjegim

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj udhëtojnë drejt Kanadasë për të parë një ndeshje “kick box”-i dhe kjo e ka një shpjegim
July 01
10:44 2017

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj prej pak ditësh kanë filluar pushimet e tyre për këtë sezon veror. Por duket se gjatë pushimeve ata kanë udhëtuar drejt Kanadasë për të ndjekur një ndeshje “kick box”-i.

Kampioni i Europës në “kick-box” Krist Prenga ka pasur një ndeshje me kampionin e botës Lennox Lewis në Kanada dhe duket se Besi e Xhensila kanë shkuar për ta mbështetur atë. Çifti ka shpërndarë shumë postime në rrjetet sociale, jo vetëm me Kris Prengën por edhe momente gjatë ndeshjes së tij.

Nëpër postimet në Instagram, Xhensila e quan Kris Prengën “vëlla” duke nënkuptuar se mes tyre ka një raport të fortë miqësor, kështu që tashmë kuptohet se cila ka qenë arsyeja që bëri çiftin të udhëtojë drejt Kanadasë.

Më tej në një postim të Besit kuptojmë se këtë ndeshje e ka fituar pikërisht kampioni ynë, pra mund të themi se çifti ka qenë pikërisht “hajmalia” e tij./Blitz.al/

Shperndaje