Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bes Kallaku dhe Kimikati na kanë habitur tek s’mban më: Të kam dh* mu n’dashni!

Bes Kallaku dhe Kimikati na kanë habitur tek s’mban më: Të kam dh* mu n’dashni!
May 13
18:37 2017

Bes Kallaku mund të themi se, përveçse një nga aktorët më të mirë në Shqipëri, ka filluar të konkurrojë seriozisht edhe këngëtarët. Bashkëpunimi i tij me Ylli Bakën, “Gëzuar Baftjar” pa diskutim është një nga këngët që e kemi dëgjuar më shumë së fundmi. Megjithatë, duket se parodia përmes muzikës është një gjë që Besi e bën me shumë qejf. Vetëm pak minuta më parë, ai ka publikuar një tjetër klip, këtë herë në bashkëpunim me Olsi Bylykun ose, siç njihet ndryshe, Kimikati i “Portokalli”-së.

Për Kimikatin është hera e parë që bën një këngë, edhe pse në humorin e tij ato janë tema kryesore. Prej kohësh, Olsi dhe Besi janë të pandarë ndaj nuk është çudi të shohim një bashkëpunim mes tyre. Kush më mirë se Kimikati e njeh muzikën shqiptare! Në fillim të këngës të duket sikur do dëgjosh një baladë me deklarata dashurie, por… Padyshim që me këngën e tyre vetëm do të qeshni pasi mesazhi kryesor që përcjellin është “T’kam dh* mu n’dashni”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje