Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berlusconi komenton për herë të parë zgjedhjen e Macron, “thumbon” bashkëshorten e tij

Berlusconi komenton për herë të parë zgjedhjen e Macron, “thumbon” bashkëshorten e tij
May 16
09:00 2017

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, njihet për batutat e tij moskokëçarëse dhe shpesh edhe pa kripë.

Së fundmi, Berlusconi ka komentuar presidentin e sapozgjedhur francez Emmanuel Macron, por nuk ka lënë pa ironizuar edhe partneren e tij, zonjën e parë Brigitte Trogneux.

“Është një 39-vjeçar me përvojë të mirë pune, por mbi të gjitha me një mama të mirë që e ka mbajtur në krahët e saj kur ai ishte ende fëmijë”, – shprehet manjati italian.

Macron është drejtuesi më i ri i Francës që në kohën e Napoleon Bonapartit dhe është martuar me ish-mësuesen e tij të letërsisë. Ndërkohë, Silvio Berlusconi është në një lidhje me Francesca Pascale, 49 vjeçe. /Blitz.al/

Shperndaje