Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëri një koment të gabuar disa muaj më parë, Kanye West kërkon falje me lot në sy!

Bëri një koment të gabuar disa muaj më parë, Kanye West kërkon falje me lot në sy!
August 30
10:57 2018

Rreth 4 muaj më parë një koment i Kanye West irritoi shumë personazhe si dhe ndjekësit e tij. Reperi kishte thënë se skllavëria duhet të ketë qenë një zgjedhje, e kjo mjaftoi që të gjithë ti ktheheshin kundër.

Por tashmë ai ka vendosur të flasë për këtë dhe tu kërkoi falje të gjithëve. Në një radio në Chicago  i pyetur për këtë koment, Kanye ka thënë:

“Nuk e di nëse kam kërkuar ndjesë si duhet. Më vjen keq që u nxitova dhe më vjen keq që njerëzit u zhgënjyen. Gjithashtu ju vlerësoj ju djema që më dhatë mundësinë të flas sesi po e kaloj atë që ka ndodhur”.

Rikujtojmë se shumë artistë e quajtën reperin të çmendur dhe u shprehën se ai kishte nevojë për ndihmë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje