Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Berat Buzhala: Noizy dhe Babastars nuk janë më të mirët, prodhojnë njëlloj si Kallashi

Berat Buzhala: Noizy dhe Babastars nuk janë më të mirët, prodhojnë njëlloj si Kallashi
September 20
23:15 2016

Emisioni “Opinion” në puntatën e sotme ka trajtuar temën: Shqiptarët dhe modeli që zgjedhim.
Të ftuar në panelin e debatit kanë qenë personazhe të njohur të ekranit si gazetarë, këngëtarë apo moderatorë. Ata kryesisht kanë komentuar tregun aktual muzikor duke u përqëndruar më së shumti tek trendet e reja dhe zhanri i hip-hopit. Greta Koçi është shprehur se kryesisht është faj i mediave për promovimin e disa artistëve dhe duhet bërë një selektim personazhesh nga ana e tyre pasi janë duke i bërë të famshëm. Pjesë e panelit ka qenë edhe gazetari Berat Buzhala i cili është shprehur se repera të njohur dhe aktualisht ndër më të ndjekurit si Noizy apo pjesëtarët e grupi Babastars nuk janë më të mirët pasi prodhojnë këngë njëlloj si Kallashi.
Moderatori I “Opinion” ka vijuar duke përmendur disa tituj provokues mbi Donjeta Kosumin e njohur si Kallashi të cilat klikohen edhe pse nuk prodhojnë lajm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje