Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëni gati dhuratat! Beyonce dhe Jay Z, gati për një dasmë të dytë e përrallore

Bëni gati dhuratat! Beyonce dhe Jay Z, gati për një dasmë të dytë e përrallore
May 19
08:34 2016

Kur jeta të jep limonë, mos bëj vetëm një limonadë… bëj edhe dasmë.
Këtë ka ndërmend të na thotë Beyonce ditët e fundit.

Teksa është në përfundim të edicionit amerikan të turneut “The Formation World Tour”, Beyonce po bën edhe plane të tjera, që kanë të bëjnë me jetën e saj personale. Dhe plani më i fundit është ai i rinovimit të martesës së saj me Jay Z-n me një dasmë madhështore.
Kjo është bërë e ditur nga burimet pranë çiftit më të përfolur të momentit në Hollywood, të cilët janë shprehur për revistën InTouch se Bey dëshiron një start të ri në martesën e saj me reperin.
Ata, madje, kanë bërë të ditur edhe disa detaje mbi dasmën e tyre, e cila do të mbahet në një ishull të Bahamas, të quajtur Little White Cay, më 4 shtator, datë që përkon me ditëlindjen e 34-vjeçares.

Jeni të sigurt që doni t’i dini detajet? Knowles dhe Carter kanë në plan të shpenzojnë mbi 20 milionë $ për këtë dasmë: një fustan 1 milion dollarësh, i qëndisur me diamante 10 karatësh, shishe shampanjë me vlerë 12.000$ shishja dhe resort mbi 20.000$ nata.

Burimet kanë thënë gjithashtu se të ftuarit janë lajmëruar për eventin dhe datën e mbajtjes e tani po përgatiten ftesat. (Beyonce, mos harro ftesën tonë!)

Këto “raportime” mbështeten edhe nga fakti që java e parë e shtatorit të këtij viti është pushim për turneun e Queen B. Dhe tani na mbetet vetëm të presim..

Etiketimet
Shperndaje