Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Benedict Cumberbatch, baba për herë të dytë

Benedict Cumberbatch, baba për herë të dytë
October 21
09:23 2016

Aktori Benedict Cumberbatch dhe bashkëshortja e tij Sophie Hunter do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të dytë.  Çifti  ka qenë i pranishëm në premierën e filmit  “Doctor Strange” në Los Angeles në të cilin interpreton dhe aktori.  Vitin e kaluar në qershor ata u bënë prindër të një djali Christopher Carlton Cumberbatch.

Kjo shtatzëni erdhi vetëm dy muaj para fejesës së tyre. Aktori dhe bashkëshortja e tij, drejtuesja e teatrit, e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 14 shkurt 2015, ditën e Shën Valentinit, në Isle of Wright, në Angli, para familjes dhe miqve.

Ky është fëmija i dytë i çiftit dhe ata kanë zgjedhur të mos e zbulojnë ende gjininë./Blitz.al/

doctor-strange

Komento
Shperndaje