Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Benardi: “Jam djali i vogël i familjes, nusja ime duhet të rrijë në shtëpi me prindërit!” Ja reagimi i Xhenit

Benardi: “Jam djali i vogël i familjes, nusja ime duhet të rrijë në shtëpi me prindërit!” Ja reagimi i Xhenit
April 27
08:04 2017

Benardi i thotë Xhenit se ai është djali i vogël i familjes dhe për këtë fakt, bashkëshortja e tij e ardhshme do të duhet të jetojë së bashku me prindërit e tij.

“Ti kujton se unë do të jetoj me prindërit e tu”,- i thotë Xheni. “Në radhë të parë, ata që i njohin prindërit e mi ëndërrojnë të jetojnë me ta”,- thotë Benardi.

“Vëllai yt jeton me gruan, ndërsa motra me burrin e saj, pse ti duhet të jetosh me mamanë dhe babanë?”- i thotë Xheni. Benardi i thotë se ai është djali i vogël i familjes.

Më tej, biseda mes çiftit lider bëhet edhe më interesante dhe më serioze. “Si do t’ia bëj unë me ty?”- pyet Xheni.

“Me mua nuk ke asgjë. Unë jam i tepërt për ty”,- shprehet Benardi, por pas fjalëve të tij bie dera dhe futet Musa duke ua ndërprerë këtë bisedë.

 

Shperndaje