Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Benardi feston ditëlindjen me Xhenin, por një incident prish gjithçka

Benardi feston ditëlindjen me Xhenin, por një incident prish gjithçka
June 20
08:06 2017

Çifti i njohur i “Big Brother”, Xheni dhe Benardi, mbrëmjen e djeshme si gjithnjë e  kanë kaluar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Këtë herë ata kanë zgjedhur të darkojnë jashtë e të prisnin orën 00:00 që përkonte dhe me ditëlindjen e Benardit. Ishte hera e parë që ai e festonte ditëlindjen me Xhenin, me të cilën u njoh në shtëpinë e “Big Brother”.

“Me zemrën time. E mora dhe urimin e parë për ditëlindje!”- shkruan ish-banori në një foto ku shfaqet bashkë me të dashurën e tij.

Por duket se gjërat nuk shkuan dhe aq mirë sa duken. Menjëherë pasi kanë lënë restorantin në të cilin darkuan, Benardi është përballur me një situatë të pakëndshme. Dikush i kishte gërvishtur makinën. Ai ka postuar një video në Instagram për ta treguar këtë.

“Gjatë kohës që po shijoja picën bashkë me Xhenin, “më bënë dhuratën më të bukur që më kishin bërë ndonjëherë”. Shpresoj të mos e kenë kapur kamerat”,- ka shkruar Benardi. Duket se ai e ka marrë situatën me sportivitet, edhe pse nga pamjet duket se makina është gërvishtur shumë./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje