Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Blushi rikthen Agron Llakajn në Top Channel?

Ben Blushi rikthen Agron Llakajn në Top Channel?
June 06
17:27 2018

Në një kohë që të gjithë po presin se si do të shkojë fati i “Opinion” dhe vendimin  e Blendi Fevziut nëse do të shkojë në Top Channel apo do të qëndrojë në Tv Klan, thuhet se do të ketë të tjera ndryshime.

Në disa foto të publikuara nga Gazeta Dita, drejtori i përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi është fotografuar ditën e djeshme me aktorin dhe drejtuesin e “Al Pazar”, Agron Llakajn. Vite më parë  Agroni ka qenë një nga figurat më të rëndësishme të “Portokalli” deri në momentin që vendosi të largohej për të drejtuar një program humori në Vizion Plus.

Nuk dihet nëse Blushi është duke diskutuar me Llakajn për një rikthim në Top Channel. Vetëm pak ditë më parë, Blushi i ka bërë një ofertë Blendi Fevziut për të kaluar “Opinion “ në Top Channel, një propozim që u aprovua nga Blendi Fevziu por që vendimi i të cilit ende nuk është marrë. Të jetë vallë edhe ky takim një parapritë e një zhvendosjeje tjetër?/Blitz.al/

Komento
Shperndaje