Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Affleck, në shoqërinë e një biondeje misterioze

Ben Affleck, në shoqërinë e një biondeje misterioze
May 26
19:39 2016

Fillimisht Ben Affleck është parë me një bionde misterioze në aeroportin e  Majamit,  më pas ai është nisur drejt një hoteli. Shoferi që ka shoqëruar Affleck në hotel thotë se ai ka qenë shumë i nxehur me vajzën bionde dhe kanë qenë duke debatuar. Një punonjës i hotelit ka thënë se Ben është regjistruar me një tjetër emër në hotel. Një udhëtim plot mister dhe që i ka bërë mediat të dyshojnë për një lidhje të re të regjisorit/aktor.

Pak më parë është folur se aktori dëshironte të fitonte përsëri ish-gruan e tij, me të cilën u nda pas 10 vitesh martesë. Por lind pyetja:  Sa i përkushtuar mund të jetë  Ben Affleck për rifitimin e bashkëshortes së tij, duke pasur parasysh dhe shoqërimin me vajzën misterioze?

Etiketimet
Shperndaje