Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Affleck: Kur je prind merr kuptim shprehja: “Më del zemra vendit…”

Ben Affleck: Kur je prind merr kuptim shprehja: “Më del zemra vendit…”
October 01
18:04 2016

Karriera e Ben Affleck në Hollywood është një nga gjërat më të lakmueshme, duke qenë se ai është një ndër aktorët që ka fituar dy çmime “Oscar”. Megjithatë, ai është shprehur se ka një problem: fëmijët e tij nuk mund të shohin ende disa nga filmat e tij.

“Ata më thonë shpesh: Babi, kur mund ta shohim filmin që je duke xhiruar? Dhe unë  u them se kjo mund të ndodhë kur ata të jenë të paktën 25 vjeç”,- është shprehur aktori.

Affleck ka tre fëmijë me Jennifer Garner: Violet, Seraphina dhe Samuel. Gjatë një konference për filmin e tij “The Accountant” në Los Angeles, aktori ka shpjeguar se do të luajë rolin e një gjeniu matematicien autik. Chris, personazhi në fjalë, rritet nga një baba shumë i rreptë, që i inkurajon fëmijët të rrinë jashtë konflikteve, por nuk është i afërt me djalin e tij të sëmurë.  Affleck ka treguar për shtypin se kjo histori e ka prekur thellë.

“Kjo është gjëja që unë e mendoj si më të dhimbshmen në këtë histori dhe më bëri të reflektoj në rolin tim si prind.  Përballem çdo ditë me dilemën se cila është rruga e drejtë për t’i edukuar fëmijët tanë. Çfarë duhet t’u mësojmë atyre?  Ka gjithnjë një udhëkryq”.- ka thënë Affleck.

“Kur je prind zë vend shprehja: “Zemra ju del vendit”. E gjithë frika e një fëmije të lënduar është shumë e prekshme, e fuqishme”,- ka përfunduar aktori./Blitz.al/

Shperndaje