Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Affleck dhe Jennifer Garner vazhdojnë ende ta vlerësojnë njëri-tjetrin

Ben Affleck dhe Jennifer Garner vazhdojnë ende ta vlerësojnë njëri-tjetrin
October 12
18:04 2016

Aktori Ben Affleck nuk është më i martuar me Jennifer Garner, por ai vazhdon të jetë i impresionuar pas saj.  Në promovimin e filmit të tij “The Accountant”, ai ka treguar se e vlerëson ish-gruan e tij për mënyrën se si ka rritur 3 fëmijët e tyre.

Edhe pse ata janë ndarë, Affleck ka thënë se vazhdojnë t’i marrin bashkë vendimet për fëmijët, madje po punojnë për formimin e karakterit të tyre.

Gjithashtu, Garner ka folur hapur për dashurinë që ka për të dhe ka treguar se ajo e ka dashur Benn si njeri, jo si aktor të madh.

“Pas shumë mendimeve dhe konsideratash ne kemi marrë vendimin për t’u divorcuar, por përsëri do të kemi dashuri, miqësi dhe angazhime së bashku”,- ka thënë Garner./Blitz.al/

Shperndaje