Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ben Affleck dhe Jennifer Garner kapen mat! Sërish bashkë?

Ben Affleck dhe Jennifer Garner kapen mat! Sërish bashkë?
May 07
14:52 2016

Pavarësisht se aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Garner mund të jenë duke kaluar pak kohë bashkë në qytetin e Parisit, kjo jo domosdoshmërisht do të thotë se do të rikthehen me njëri-tjetrin.

Ish-bashkëshortët janë parë së bashku në restorantin “Le Petit Marche”, të shoqëruar nga 3 fëmijët, Violet (10 vjeç), Seraphina (7 vjeç) dhe Samuel (4 vjeç).

“Në fillim ata ishin vetëm dhe u shfaqën të afërt me njëri-tjetrin. Më pas takimit iu bashkuan edhe fëmijët”, – thotë një burim për “People”.

Informacione që vijnë nga njerëz afër dyshes së aktorëve thonë se zërat për një ribashkim nuk janë të vërtetë, pasi është një dalje normale me fëmijët.
Affleck dhe Garner janë shprehur se do të fokusohen te fëmijët e tyre, që nga momenti që shpallën ndarjen pas 10 vitesh martese.

Komento