Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bella Hadid tashmë drejt ekranit të kinemave botërore

February 26
13:30 2017

 

Ajo është kthyer në një nga top modelet më të kërkuara nga pasarela të ndryshme në të katër anët e globit. Ama, duket se synimi i radhës i Bella-s nuk është as Java Parisiene e Modës e as ajo e Nju Jorkut, por aktrimi.

Në një intervistë të dhënë për WWD, Hadid është pyetur nëse konsideron të ketë një karrierë në një fushë tjetër përveç modelingut.

“Do të qëndroj për momentin në këtë fushë dhe të fitoj akoma më shumë këtu. Më pas, me kalimin e kohës dua të kaloj në aktrim. Por dua t’i jap asaj gjëje që ndjek prioritet kryesor”, – është shprehur modelja.

Lloji i filmave që pëlqen të luajë? Ata me superheronj! Pra, heroina jonë më e re me shumë mundësi do të jetë Bella dhe besojmë se askush nuk ka kundërshtime për këtë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje