Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bella Hadid probleme me veshjen gjatë sfilatës së “Victoria Secret”, zbulohet më shumë seç duhet

Bella Hadid probleme me veshjen gjatë sfilatës së “Victoria Secret”, zbulohet më shumë seç duhet
November 21
13:36 2017

Bella Hadid mori pjesë për vitin e dytë radhazi në sfilatën e ‘Victoria Secret’, duke u shfaqur mahnitëse në shfaqjen e modës që u mbajt në Shanghai të Kinës.

Supermodelja kishte veshur të brendshmë ngjyrë shampanje me shkëlqim dhe nga sipër kishte hedhur një pelerinë shumë të bukur e frymëzuar nga Perëndesha Greke.

Ajo sigurisht që  dukej fantastike por në momentin që ka hequr pelerinën  për të bërë edhe parakalimin e fundit sytjeni i saj ka lëvizur duke i ekspozuar më shumë seç duhet gjoksin.

Bella si profesioniste nuk ka lënë që kjo t’i hiqte shkëlqimin e saj ne pistën e ‘Victoria Secret’  por ka vazhduar e qeshur duke kërcyer me modelet e tjera pavarësisht nga kjo ndodhi e pakëndshme.

Ajo nuk ishte modelja e vetme që pati probleme në këtë event pasi modelja Ming Xi bëri një rënie epike gjatë  parakalimit të saj në pasarelë.

/Blitz.al/

Shperndaje