Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bella Hadid fshin foton ku i komenton Selena Gomez, çfarë po ndodh mes të dyjave?

Bella Hadid fshin foton ku i komenton Selena Gomez, çfarë po ndodh mes të dyjave?
November 18
20:41 2019

Mirëmbrëma! Kjo e hënë ka qenë vërtetë e lodhshme dhe sikur të mos mjaftonin shiu rrugës për në punë, vonesa dhe zënka me shefin, duket se diçka po ndodh mes Bella Hadid dhe Selena Gomez dhe ne nuk ishim gati për këtë “sherr” të ri.(Se me shefin rregullohen gjërat)

Gjatë fundjavës Selena Gomez si pa të keq komentoi në një nga fotot e Bella Hadid, “E mrekullueshme” (dhe në fakt nuk po gënjente dhe të gjithë mund të jemi dakord për këtë).

Por ndërkohë që në pamje të parë ky koment nuk ka asgjë të keqe, të paktën për ne, Bella vendosi që ta fshijë fare foton që këngëtarja pëlqeu dhe komentoi. Arsyeja? Nuk e dimë!!!

Dhe Selena nuk duket e lumtur për lëvizjen e Bellës, me të drejtë. Këtë nuk nguroi ta shprehte në postimin e një fansi që shkruante për situatën dhe faktin që modelja fshiu foton, me anë të një komenti të thjeshtë: “Kjo ta shpif!” (shoqëruar dhe me një emoji të një fytyre që qan).

Pra siç mund ta shihni dhe vetë, këtu nuk ka fare vend për të mendur keq!

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur Selena i surprizoi të gjithë, duke ndjekur Bellën në Instagram. Një gjë që askush nuk e priste, sepse duhet përmendur fakti që Gomez ishte e dashura e The Weeknd nga janari i 2017-ës deri në tetorin e këtij viti, në një nga momentet kur ai ishte i ndarë nga Bella Hadid (dhe u bashkuan sërish më vonë).

Kjo e fundit ende nuk e ka ndjekur Selenën dhe fakti që fshiu foton kur ajo komentoi, tregon se nuk ka ndëmend ta bëjë në të ardhmen. Gjithsesi, mund të mendojmë që Bella e ka fshirë postimin dhe për ndonëj arsye tjetër, që nuk ka të bëjë me komentin. Ndoshta nuk i pëlqentë si kishte dalë.

Një fakt tjetër interesant është që Gigi Hadid, pra motra e Bellës, duket se ka raporte të mira me Selenën dhe e ndjek në rrjetet sociale. Sinqerisht nuk dimë çfarë të mendojmë, por me rëndësi ëështë që motrat Hadid ta kenë mirë me Dua Lipën, se atë e kemi pikë të dobët! / Blitz.al/

/Blitz.al/

Share