Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Bella Hadid e bukur?”, Armina Mevlani kritikon yllin e Victoria’s Secret

“Bella Hadid e bukur?”, Armina Mevlani kritikon yllin e Victoria’s Secret
December 29
16:36 2017

 

Armina Mevlani është një ndër blogeret më të ndjekura shqiptare dhe mjafton një “click” në Instagram për të kuptuar pasionin e saj për modën.  Ajo është komentuar dhe vlerësuar për pamjen e saj edhe nga emra të njohur të modës në botë si Stefano Gabbana për të cilin ka realizuar dhe një set fotografik.

Ndonëse Armina konsiderohet dhe njihet më së shumti si blogere se sa si modele, kjo nuk e pengon që ajo të jap opinionin e saj për emra të njohur të modelingut në botë. Armina konkretisht ka “kritikuar” Bella Hadid, një nga modelet më të njohura të Victoria’s Secret duke u shprehur se nuk mund ta quash të bukur pasi ajo ka bërë ndërhyrje estetike.

“Ku është bukuria nëqoftëse modelet janë totalisht plastike ose kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale? Ato nuk e zotërojnë fytyrën e tyre.”,- shkruan Armina bashkangjitur një fotoje të revistës dedikuar modeleve që kanë bërë ndërhyrje.

Shpeshherë ndodh që të ketë kritika të tilla nëse mediat marrin dhe krahasojnë foto të vjetra të personazheve me ato aktualet edhe pse ndonjëherë në fakt vihet re thjesht ndryshimi i moshës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje