Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Bella Hadid dhe The Weeknd janë kthyer bashkë? Ja si është e vërteta

Bella Hadid dhe The Weeknd janë kthyer bashkë? Ja si është e vërteta
October 13
09:38 2019

Okay të gjithë të heqin kapelet e festës dhe mos t’i urojnë më njerëzit, sepse mesa duket, pavarësisht asaj që u tha më herët këtë fundjavë, Bella Hadid dhe The Weeknd nuk janë kthyer bashkë!

Nëse po pyesni veten, po ky për çfarë po flet, është shumë e thjeshtë në fakt. Ditë e djeshme u raportua se modelja e njohur dhe këngëtari i “Starboy” e kishin nisur sërish lidhjen e tyre, pas 2 muajsh “pushim”. Abel ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Bellës të enjten që shkoi dhe një burim tha për “E!” : “Ai ishte pranë saj gjatë gjithë mbrëmjes, madje ata u larguan bashkë pas festës në shtëpinë ku jetonin bashkë para disa muajsh. Të gjithë mund ta shihnin se ishin shumë të dashuruar dhe dukeshin shumë të lumtur në krah të njëri-tjetrit”.

Kaq u desh që absolutisht të gjithë të besonin se po, një prej çifteve tanë të preferuar ishte rikthyer. Gjithsesi, për të na prishur ëndrrat mendoi një përfaqësues i marrëdhënieve me publikun i Hadid, i cili u shpreh se gabohemi nëse mendojmë se po ndodh diçka mes Bellës dhe artistit të njohur. Ai tha për “People” se The Weeknd ishte I pranishëm në festën e ditëlindjes së 23-vjeçares por vetëm si shok dhe asgjë më shumë.

Ndërkohë vetë këngëtari në një postim në Instagram shkroi: “Imagjino të fiksohesh pas lidhjes së dikujt, për të cilën nuk di as gjënë më të vogël.” Epo edhe kjo na duhej që të na shkërrmoqeshin ëndrrat përgjithmonë.

Gjithsesi dhe një fije shprese e kemi, sepse ende nuk mund ta themi me siguri që çifti NUK është kthyer. Ata janë të famshëm për lidhjen e tyre të komplikuar kështu që, vazhdoni të shpresoni që do i shohim sërish kështu:

/Blitz.al/

Share