Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bella dhe Gigi Hadid në mbështetje të nënës së tyre në luftën ndaj sëmundjes kronike

Bella dhe Gigi Hadid në mbështetje të nënës së tyre në luftën ndaj sëmundjes kronike
August 25
09:28 2016

Dy modelet me famë botërore Bella dhe Gigi Hadid kanë treguar mbështetjen që i kanë dhënë nënës së tyre Yolanda Hadid pasi ajo iu nënshtrua një operacioni për të trajtuar sëmundjen Lyme. Yolanda është mbështetur nga dy vajzat e saj në luftën kundër kësaj sëmundjeje kronike dhe ditën e martë ajo iu nënshtrua ndërhyrjes. Ajo ëshë duke e marrë veten nga një procedurë e quajtur Modulimi Autonom Transvaskular. Po ashtu edhe Bella dhe i vëllai Anwar janë diagnostikuar me sëmundjen Lyma; një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteret, por nuk ka patur simptoma kaq të rënda sa Yolanda. Bella ka postuar një foto bashkë me të motrën dhe nënë e tyre teksa tregojnë mbështetjen dhe dashurinë që ato kanë për të sidomos në një ditë të tillë.

” Mami jonë e bukur ne të duam kaq shumë.”

Yolanda është diagnostikuar me sëmundjen Lyme  në vitin 2012./Blitz.al/

Our beautiful mama👭 we love you sooo ❤️

A photo posted by Bella Hadid (@bellahadid) on

Shperndaje