Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Belen-Stefano, sot seanca e parë e divorcit. Cili do të mbajë Santiagon e vogël?

Belen-Stefano, sot seanca e parë e divorcit. Cili do të mbajë Santiagon e vogël?
January 24
19:23 2017

Ditën e sotme është kryer seanca e parë dëgjimore për divorcin mes Belen Rodriguez dhe ish-partnerit të saj Stefano De Martino.

Në këtë seancë ishte parashikuar diskutimi i çështjeve ekonomike si dhe më e rëndësishmja, koha që secili prej të dyve duhet të kalojë me djalin Santiago.

Pas një historie dashurie shumë të përfolur, ka ardhur momenti më i dhimbshëm i marrëdhënies së tyre.

Showgirl-i argjentinas nuk e ka fshehur kurrë se ka hasur vështirësi për të përballuar fundin e lidhje së tyre, madje duke rrëfyer se ka kërkuar ndihmën e psikologut.   

“Divorci është dështimi më i shumtuar i jetës sime, por ja që ndodhi. Pas një dhimbjeje të tillë e rëndësishme është të ringrihesh e të buzëqeshësh. Jeta vazhdon.” – shprehet Belen.

Nga ana tjetër, edhe balerini ka shprehur gjithmonë pakënaqësinë për atë që ka ndodhur:

“Tërmeti i shpirtit tim është ndarja nga gruaja ime.” – ka thënë Stefano.

Por pavarësisht se dashuria mes tyre tashmë ka përfunduar, Belen dhe Stefano ndajnë së bashku atë që është prioriteti i tyre: mirëqenien e të voglit Santiago. /Blitz.al/

Shperndaje