Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Belen Rodriguez reagon në Facebook: Nuk është e drejtë të luash me jetën e të tjerëve!

Belen Rodriguez reagon në Facebook: Nuk është e drejtë të luash me jetën e të tjerëve!
June 22
19:40 2016

Bukuroshja argjentinase ka vendosur t’u përgjigjet, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook, të gjithë atyre personave që kërkojnë ta komentojnë për keq apo të “luajnë” me jetën e saj!

“E di që gjithçka është pjesë e botës së spektaklit dhe për këtë shpesh zgjedh të hesht, ama kur më vendosin në gojë fjalë që nuk i kam thënë apo intervista që nuk i kam dhënë kurrë, prekem pasi nuk është e drejtë që gjithmonë të të paraqesin për atë që në të vërtetë nuk je”, – shkruan moderatorja, e cila nuk e thotë konkretisht se cilit person apo problem i referohet.

“Në këtë moment nuk e kam mendjen për asnjë histori dashurie, kërkoj vetëm të argëtohem me miqtë dhe familjen time. Vetëm ata më bëjnë të ndihem mirë këtë periudhë, kështu që çdo fotografi e prerë dhe e manipuluar me përshkrime idiote e dashakeqe është e kotë”, – shton ajo ndër të tjera.

Në fakt, Belen është një personazh që gjithmonë është në qendër të vëmendjes jo vetëm për pamjen e saj të jashtme, por edhe për mënyrën e jetesës.

Mesa duket, zërat e fundit për një lidhje të mundshme të saj me pilotin italian të Moto GP, Andrea Iannone, kanë bërë që ajo të revoltohet dhe të zgjedhë këtë formë për t’u përgjigjur, edhe pse ende asgjë nuk është e qartë.

Statusi Belen

Komento
Etiketimet
Shperndaje