Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bekim Balaj ka një tjetër talent veç futbollit

Bekim Balaj ka një tjetër talent veç futbollit
December 20
13:00 2016

Bekim Balaj është një nga futbollistët më të njohur të Kombëtares. Ai luan me ekipin e Terek Grozny dhe ka qenë shpesh pjesë e lajmeve të mediave rozë për marrëdhënien e tij me femrat e showbiz-it.

Mbrëmjen e djeshme, Balaj ka qenë i ftuar në festën e 15-vjetorit të televizionit Top Channel, ku na ka treguar një pasion të tijin të cilin nuk e kishim ditur më parë.

Balaj ka kënduar në skenë bashkë me këngëtaren Eneda Tarifa këngën popullore shqiptare “Ky marak”.

Në një video të siguruar nga Blitz.al do të shihni një Bekim pa uniformën e fushës, i veshur me kostum në skenë duke kënduar një nga këngët më të dashura për publikun. Këtë talent të tijin nuk e kishim ditur dhe duhet thënë se Balaj ka kënduar shumë mirë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje